Edhe 14 raste të reja me COVID-19 dhe dy të shëruar në Kosovë

47
Advertisement

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19, në vendin tonë.

Advertisement

Ndërkaq edhe dy pacientë janë shëruar, duke çuar numrin e përgjithshëm në 655 raste.

Të dhënat janë bërë të ditur nga IKSHPK-ja, në bazë të 200 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan dhe 1 rast Livoç i Epërm), komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren) dhe me 1 rast vendbanimet: Pejë, Studime e epërme-Vushtrri dhe Prishtinë.

“Nga data 08 shkurt deri më 10 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.934 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 884 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftim

PostAdssFotoja e reklamës