Qendra Evropiane për Lirinë e Medias (ECMPF), janë shprehur të zhgënjyer nga vendimi i Kuvendit të Kosovës për emërimin e Luljeta Aliut, si anëtare të KPM-së.
Qendra Evropiane për Lirinë e Medias (ECMPF), janë shprehur të zhgënjyer nga vendimi i Kuvendit të Kosovës, për zgjedhjen e Luljeta Aliu-Krasniqit si anëtare të Komisionit të Pavarur për Media (KPM).
Në reagimin e tyre thuhet se Aliu e ka përkrahur publikisht Lëvizjen Vetëvendosje dhe politikat e saj, si rrjedhojë sipas tyre ajo nuk mund të jetë e pavarur.
“Jemi shumë të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga vendimi i Kuvendit të Kosovës , i kontrolluar nga Lëvizja Vetëvendosje, për të zgjedhur Luljeta Aliun anëtare të Komisionit të Pavarur për Media (KPM). Aliu ka përkrahur me zë, rregullisht dhe publikisht Lëvizjen Vetëvendosje (VV) dhe politikën e saj. Në asnjë mënyrë ajo nuk mund të konsiderohet e pavarur”, thuhet në reagimin e tyre.
Po ashtu, në reagimin e tyre thuhet se ky emërim bie ndesh “e procesin e depolitizimit të KPM-së që kishte filluar VV-ja”, dhe se “këto zgjedhje janë një hap i madh drejt rimarrjes politike, në të njëjtën mënyrë që u bë në të kaluarën”.
Tutje aty thuhet se ECPMF do të nisë menjëherë dialogun me Këshillin e Europës dhe PACE për t’u informuar rreth këtij zhvillimi sipas tyre shqetësues që do të ketë ndikim të madh në pavarësinë e KPM-së.