Site icon PrishtinaPress

EBU së shpejti me vendimin për pjesëmarrjen e Kosovës në ‘Eurovision 2020’

Bashkimi Evropian i Trasmetimeve-EBU së shpejti pritet të marr vendim për pjesëmarrjen e Kosovës në kompeticionin e Eurovision.

Muajin e ardhshëm pritet të diskutohet për vendimin që do ti lejonte apo jo Kosovës që të marr pjesë në këtë garë në vitin 2020.

Një numër shtetesh transmetuesish të cilit janë anëtarë të EBU nuk e njohin Kosovën si një vend të pavarur, dhe kjo ka bërë që vendi ynë të jetë ende jashtë agjendës së EBU.

Gazetarja suedeze, Daniel Stridh në një postim të bërë në llogarinë e saj në ‘Twitter’ ka treguar se gjatë muajit të ardhshëm do të vendoset përfundimisht nëse Kosovës do t’i lejohet të jetë në mesin e shteteve përfaqësuese në garën më të madhe të muzikës  në Evropë.

“ Sapo kuptova, që është më pak se një muaj derisa EBU vendos nëse Kosova do të marrë një anëtarësim të plotë të EBU-së apo jo. Nëse ata bëjnë, ata do të jenë në gjendje të marrin pjesë në Eurovision 2020!” ka shkruar ajo.

Exit mobile version