Elza Ujkani, qytetarja që u godit nga kulmi i ndërtesës të Komunës së Prishtinës, në lagjen Arbëria më 18 janar të këtij viti, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar për daljen nga Spitali ndërsa ka rrëfyer për shtëpinë e rëndë të kësaj kohe.
“Ndodhesha në gjendje kome. Ishte i nevojshëm nje intervenim kirurgjik i menjëhershëm në kokë për të shpëtuar jetën time. Situata ishte shumë e vështirë. Dr. Faik Qosja së bashku me asisteten e tij doktoreshen Arlinda Basha dhe me stafin e repartit te Neurokirurgjisë morën përgjegjesinë per te kryer intervenimin. Përkushtimi dhe profesionalizmi i tyre ishin burime shprese për mua dhe familjen time.” – tha ajo ndër të tjera.