7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

E zbulon kapiteni: Italia trukoi ndeshjen e Botërorit

Në futbollin profesionist edhe pse është përfolur për disa trukime të ndeshjeve të mëdha, zyrtarisht vetëm disa janë zbuluar. Është rasti kur në Evropianin e vitit 2004 që u zhvillua në Portugali, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve Danimarka dhe Suedia barazuan 2-2 për t’i bërë grackën Italisë që përfundoi e treta.

E kjo italianëve u ka ardhur si hakmarrje për Botërorin e Meksikës që u zhvillua në vitin 1970, ku Italia me Uruguajin trukuan ndeshjen.

Sandro Macola ishte pjesë e skuadrës Axure në atë kampionat deri në finale, ku aty u mposht nga Brazili.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Macola tregoi për ndeshjen e trukuar që i kushtoi me eliminim Suedisë.

“Është e vërtetë, ne kemi kurdisur ndeshjen me Uruguain, të vlefshme për fazën e grupeve. Në takimin e parë ne mundëm Suedinë 1-0, ndërsa Uruguai bëri të njëjtën gjë me Izraelin. Në takimin e dytë me një barazim do të kualifikoheshim të dy ekipet dhe pak minuta përpara se të fillonte ndeshja më takoi në dhomat e zhveshjes kapiteni i Uruguajit. “Djalosh ne do të barazojmë sot”, më tha ai.”

“Unë lajmërova edhe shokët dhe vura re se të gjithë sikur u çliruan prej asaj që iu tregova. I vetmi që refuzoi ishte Bertini, i cili ishte një tip lojtari që edhe në stërvitje dëshironte të fitonte. Sapo nisi ndeshja, ai vrapoi si i çmendur dhe me fjalë të tjera tërboi uruguaianët, të cilët më afroheshin për të më thënë: “Ky qenka i çmendur”. Ndeshja përfundoi në barazim dhe dy ekipet kaluan më tej, duke e djegur kështu Suedinë”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img