Avokati i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë kohës sa ishte i akuzuar për krime lufte në Hagë, Gregor Guy-Smith ka thënë se është shumë i brengosur për ndalimin e Haradinaj në Francë.
“Jam shumë i shqetësuar dhe i brengosur, për arsye se mendoj që ka ndikim të drejtpërdrejtë në çështjet fundamentale të sundimit të ligjit”.
Guy-Smith që ka përfaqësuar Haradinaj në Tribunalin e Hagës në një intervistë ekskluzive në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se klienti i tij është shpallur i pafajshëm pikërisht për këto akuza, të cilat i përfshin edhe fletë-arresti i Serbisë.
“Rasti kundër Haradinajt është gjykuar në Tribunalin e Hagës dy herë tashmë, dhe gjatë atyre gjykimeve ai është shpallur i pafajshëm në 37-të aktakuza”.
“Edhe në rigjykim, ai është shpallur jo-fajtor. Fletë-arresti i vitit 2004, përfshinë të njëjtat akuza në të cilat ai është shpallur i pafajshëm”.