1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“E vrava se më bëri …”: Flet shqiptari që ekzekutoi punonjësin e qendrës shëndetësore në Greqi, ja dëshmia

Një 32-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e një 60-vjeçari grek, punonjës në qendrën shëndetësore Kalivia, dhjetorin e kaluar, pritet të njihet me masën e sigurisë të mërkurën, 5 maj.

Mediet fqinje shkruajnë se sipas hetimit është vërtetuar se autori disa ditë pas kryerjes së krimit u largua në Shqipëri, për t’u fshehur.

Por, pas bashkëpunimit të autoriteteve greke me ato shqiptare, u bë i mundur arrestimi i 32-vjeçarit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ai u ekstradua në Greqi ku edhe ka qëndruar në paraburgim deri në dhënien e dënimit. Autori i krimit pranoi krimin, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, iu gjetën dhe konfiskuan një armë gjahu dhe 31 gëzhoja.

Deklarata që dha në polici

Pas dorëzimit të tij autoriteteve greke policia mori dëshminë e autorit, e cila hodhi edhe më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

“Më kishte grabitur shërbimet publike ai dhe gruaja e tij, e cila ishte menaxherja. Pastaj ai më bëri magji dhe kjo është arsyeja pse vendosa ta vras. Unë e bleva armën nga Menidi dhe pas vrasjes e hodha larg”, tha autori 32-vjeçar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img