Një person është arrestuar të dielën rreth orës 9, në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se e ka vjedhur një frigorifer që ishte i vendosur në tarracën e një lokali.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte vjedhur një frigorifer në vlerë 300 euro pronë e viktimës mashkull kosovar i cili kishte qenë i vendosur në tarracën e lokalit të tij”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.