Kështu, si për mrekulli, një maçok është nxjerrë i gjallë nga rrënojat, 16 ditë pasi tërmeti shkatërrues dhe stuhi të vazhdueshme goditën qytetin e Amatrices në Itali.
Maçoku me emrin Pietro gjendej në tubat e kullimit të ujit, të rrënojave të një shtëpie të shkatërruar. Ai është nxjerrë i gjallë prej aty nga një grup zjarrëfikësish, që po pastronin vendin nga dëmet e tërmetit të 25 Gushtit.
Rreth 300 persona mbetën të vdekur nga tërmeti 6.0 ballësh ndërkohë që mijëra njerëz janë strehuar në çadrat e ngritura nga shërbimet e emergjencës.