1.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

E turpshme: Pas grushteve dhe ofendimeve, Mimoza Kusari e quan “ditë të zakonshme” eskalimin në Kuvend

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shfaqur e buzëqeshur pas rrahjes ndërmjet deputetëve të partisë së saj me atë të PDK-së.

Kusari-Lila ka shpërndarë një fotografi me deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje në ‘Instagram’-in e saj.

“Një ditë e “zakonshme” në Kuvendin e Kosovës”, ka mbishkruar shefja e grupit parlamentar të VV-së.

Kusari është shfaqur e “pa brengosur” në Kuvendin e Kosovës pas sulmit, duke shikuar nga ulëset që i takojnë partisë në pushtet, teksa bashkëpartiakë e kolegë të saj po përlesheshin.

Përleshja në Kuvend erdhi pas publikimit të përgjimeve të Kusarit në një komunikim me ish-shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq.

Kusari në ato përgjime dëgjohej duke u koordinuar me Listën Serbe për projektligjet e ndryshme, përfshirë edhe për projektligjin e pagës minimale që përfshiheshin edhe veteranët.

Kusari në bisedë me Simiqin, që besohet të jetë zhvilluar qershorin e vitit të kaluar, ofendon edhe politikanë shqiptarë duke i quajtur “idiotë”. /Insajderi.org/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img