5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

E turpshme, ky është vendi ku përfundoi guri i Nënës Pashkë

Janë bërë më shumë se një javë prej kur është hequr Guri Përkujtimor i Pashkë Markut nënës që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga kriminelët serbë, në Korenicë të Gjakovës.

Ky gur ishte hequr me bager nga pronari i tokës ku ishte vendosur.

E në disa fotografi që ka siguruar Gazeta Express dhe T7 shihet se ky gur ka përfunduar në disa mbeturina në skaj të një rruge në këtë fshat.

Për heqjen e këtij guri nga toka ku ishte vendosur, pati njoftuar profesori universitar Ag Apolloni.

“Ekzistojnë dyshime se heqja e këtij guri është bërë për arsye fetare (sepse pronari është frikësuar se aty mund të ngritet një kishë, pavarësisht se familja e Pashkës e ka siguruar që nuk do të ngritet asnjë kishë aty), dhe për arsye politike (se s’i paska pëlqy që kryeministri e paska shkelë arën e tij, kur ka bërë homazh te guri. Ai gur nuk është objekt fetar, as nuk është gurthemel kishe, as që ka të bëjë fare me politikë. Çdo kryeministër në të ardhmen duhet të bëjë homazh tek ai gur. Ai gur është simbol i një tragjedie kombëtare. Ai simbolizon vuajtjen e një nëne shqiptare dhe, njëkohësisht, vuajtjen e një populli, pjesë e të cilit është edhe Hasani që bëri një gjest fisnik kur e lejoi vendosjen e gurit në arën e tij, dhe një gjest të pahijshëm kur e hoqi. Hasan, ne shqiptarët (katolikë dhe muslimanë) ishim viktima, dhe lufta nuk u bë për arsye fetare. Ai gur është pjesë e kujtesës sonë kolektive kombëtare. Ktheje gurin në vend të vet!”, ka shkruar Apolloni.

Lidhur me këtë çështje ka pasur reagime të shumta.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDHK) përmes një reagimi publik, ka shprehur keqardhje për heqjen e gurit përkujtimor të nënës Pashke Markaj në Korenicë të Gjakovës.

Në reagim thuhet se “ky gurë ishte vendosur në vitin 2004, si një formë memorializimi për ngjarjen tragjike të vetëflijimit të nënës Pashke, e cila dogji veten pasi varrosi dy djemtë e saj të cilët ishin zhdukur më 27 prill 1999 dhe trupat e tyre ishin gjetur në varrezat masive në Batajnicë”.

Familjari i Pashke Markut, Flamur Marku, ka reaguar përmes një postimin në Facebook, duke thënë se asnjë shkëmb nuk do të mund ta përshkruante dhimbjen e Nanës Pashkë për bijtë e vrarë nga forcat armike serbe. Sipas tij, asnjë gur i hequr nuk mund ta zbehë kurrë sakrificën  dhe mesazhin e saj për botën me aktin e vetëflijimit.

Iu hoq guri përkujtimor në Korenicë, cila është historia e nënës Pashke Marku.

Historia e Pashkë Markut nuk është e panjohur në Kosovë. Më 27 prill 1999, në masakrën e Mejës ku ranë  374 martirë, ishin edhe dy djemtë e Pashkës, Gjovalini dhe Milani.

Ndonëse dihej se ishin vrarë në këtë masakër, trupat e të dyve u cilësuan si të zhdukur deri më vitin 2003 kur trupat e tyre u kthyen dhe u rivarrosën, shkruan Gazeta Express.

Avokati i Lajçit: Ndërprerja e hetimeve ndaj tij, fitorja e parë në Specia…

Për katër vite nëna Pashkë priti me shpresë për kthimin të gjallë të bijve të saj. Ajo madje kishte pohuar se nuk do të jetonte më nëse djemtë e saj nuk ktheheshin të gjallë.

Ashtu edhe ndodhi. Me 24 maj 2003 trupat e Gjovalinit dhe Milanit veçse ishin kthyer dhe tash po rivarroseshin. E shpresa e nënës së tyre se ata do t’i ktheheshin të gjallë mori fund.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img