Në momentin kur shteti ynë po ballafaqohet me pandeminë koronavirus, persona të pandërgjegjshëm po përhapin zjarre në male e toka bujqësore.
Në orët e mbrëmjes, dikush ia ka vënë edhe maleve të Dobërlanit.
E për këtë ka reaguar kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Ai madje ka thënë se të njëjtit persona do të përballen me ligjin.
Ky është postimi plotë:
Sërish zjarre mbi Dobërdelan edhe pse jemi duke u përballë edhe me një situatë të pandemisë.
Unë nuk e kuptoj këtë situatë e aq më pak këto veprime që e dëmtojnë natyren dhe i rrezikojnë njerëzit.
Persona të pandërgjegjshëm duhet të përballen me ligjin dhe kjo kursesi nuk duhet të tolerohet.
Natyrisht se me zjarrëfikësit jemi në vendin e ngjarjes dhe se do të bëjmë përpjekje, me krejt mekanizmat që zjarri të shuhet.
Por, kjo është e tepërt.
Boll ma !