Site icon PrishtinaPress

E turpshme: Bordi i KEK-ut shkarkon sekretarin në ditën që kishte përvjetorin e vrasjes babai i tij

Bordi i Përkohshëm i drejtorëve i KEK-ut në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për shkarkimin nga detyra e pozitës së sekretarit të ndërmarrjes Lulzim Zeqiri, ku menjëherë i është gjetur zëvendësuesi.

E pikërisht sot 21 vjet më parë, në vitin 1999 u vra babai i Zeqirit, në njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, në qytetin e Vushtrrisë, shkruan Indeksonline.

Ai e ka kujtuar atë përmes një shkrimi ku thotë se atë ditë e kujton me pikëllim, pasi që në mesin e këtyre dëshmorëve dhe martirëve, bëjnë pjesë edhe babai tij dhe kusheriri Arsimi.

Tutje, ai thotë se ishte pjesë e kësaj masakre nga forcat paramilitare serbe.

“Unë po ashtu isha pjesë e kësaj masakre nga forcat paramilitare serbe por, Zoti deshi dhe unë sot jam gjallë dhe i vetmi i mbijetuar i kësaj ngjarje tragjike”, shkruan Zeqiri.

Postimi i plotë:

Sot 21vjet më parë me 22 Maj, të vitit 1999 në mëngjesin e hershëm në qytetin e Vushtrrisë ndodhi njëra ndër masakrat më të mëdha në Kosovë. Aty u vranë dhe masakruan 74 qytetarë, u dëbuan nga shtëpitë e tyre mbi dhjet mijë qytetarë dhe u burgosen me qindra të tjerë.

Unë, sot e kujtojë me pikëllim këtë ditë, pasi që në mesin e këtyre dëshmorëve dhe martirëve, bëjnë pjesë edhe babai im dhe kusheriri ynë Arsimi.

Unë po ashtu isha pjesë e kësaj masakre nga forcat paramilitare serbe por, Zoti deshi dhe unë sot jam gjallë dhe i vetmi i mbijetuar i kësaj ngjarje tragjike.

Sot, jemi të lirë dhe të pavaruar dhe Kosova qëndron mbi një themel të fortë, mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të saj. Ndërsa ne kemi për obligim dhe përgjegjësi, që si Institucione dhe qytetar, të duam më shumë vendin dhe të punojmë që vendi ynë dhe qytetarët e sajë të kenë të ardhme të sigurtë.

Lavdi të gjithë të rënëve që dhanë jetën për këtë tokë të shenjt.

L.Z

Exit mobile version