Policia ka arrestuar një të dyshuar në Ferizaj, pasi që i njëjti dyshohet që gjatë shkurtit e deri në nëntor 2020 ka kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”.
Sipas policisë i dyshuari kishte shfrytëzuar dhe manipuluar viktimën f/k (me aftësi të zvogëluar mendore), duke e trafikuar me persona të ndryshëm, në lokacion të ndryshme.
Lidhur me rastin, janë shoqëruar edhe gjashtë të dyshuar meshkuj, pesë m/k dhe një shtetas i R. Shqipërisë, nën dyshimin për shërbime seksuale të viktimës së trafikuar.
Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në QPS Ferizaj dhe është vërtetuar se është shtatzënë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa gjashtë të dyshuarit e shoqëruar janë liruar në procedurë të rregullt.