Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët e Empoli Norm për posedim droge.
I riu u ndalua gjatë një kontrolli rutinë në San Pierino. Ishtë pikërisht reagimi i tij që ngjalli dyshime tek oficerët, të cilët më pas ushtruan kontroll më të imtësishëm.
Si rezultat nën sediljen e pasagjerit, u gjet një kilogram kokainë. Shqiptari kishte në dispozicion edhe 500 euro në kartëmonedha të prera të vogla, që besohet se ishin të ardhura nga tregtia e drogës.