Metush Ramadani është djali që ishte kapur në të gjitha pamjet në kohë lufte teksa po qante për familjarët që i humbi në masakrën e Reçakut, atëkohë kur ishte vetëm 16 vjeç.
E sikur të mos mjaftonte tragjedia që përjetoi atë periudhë, Komuna e Shtimes e ka punësuar atë në mirëmbajtjen e varrezave, pikërisht në vendin ku gjenden të varrosur edhe dy vëllezërit dhe anëtarët e tjerë të familjes.


