-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

E tmerrshme, gjendet në gjendje të rëndë një grua dyshohet se u burgos për 12 vjet nga burri i saj gjerman

Një gjerman 55-vjeç raportohet se e ka torturuar, keqtrajtuar dhe burgosur gruan e tij për dymbëdhjetë vjet në Alsace të Francës.

Gruaja 53-vjeçare u zbulua në Forbach, pranë kufirit me Gjermaninë, e zhveshur, e kequshqyer dhe me kocka të thyera në një dhomë apartamenti, thanë të hënën burime të policisë franceze, shkruan Blick.

Burri i saj u arrestua, vijon Blick raportimin.

Ai me sa duket e kishte mbyllur dhe dhunuar gruan e tij që nga viti 2011. Ai është dërguar menjëherë në mbajtje.

Aktualisht gruaja ndodhet në spital. Sipas radiostacionit RMC, policia duhej të hapte derën me forcë për të hyrë në banesë.

Mësohet se gjermani u kishte thënë fqinjëve të tij se gruaja ishte e sëmurë rëndë

“Ne e kemi parë shpesh njeriun. Ai ishte shumë miqësor dhe i sjellshëm. Nuk e pamë kurrë gruan. Rrallëherë e kemi dëgjuar të bërtasë. Na tha se ajo kishte kancer dhe po qante nga dhimbja për shkak të sëmundjes”, thonë dy të rinj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img