2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

E tmerrshme: Djali në Dragash e bën llom nënën e tij të moshuar, 75-vjeçarja dërgohet në spital

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në fshatin Pllavë të Prizrenit, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij të moshuar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 75-vjeçarja është gjetur në shtëpinë e saj me lëndime të dukshme, teksa ka pohuar se djali i saj e ka rrahur brutalisht.

Viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash për tretman mjekësor, por për shkak të gjendjes së saj, është udhëzuar të vazhdojë në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërkohë njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e 53-vjeçarit dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img