Një tjetër rast i dhunimit seksual ka ndodhur në Ferizaj. Policia e Kosovës ka njoftuar se një 18 vjeçare dyshohet se është dhunuar nga një 42 vjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.
Ai tha më tej se dyshuari është arrestuar të dielën dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ka ndodh një dhunim. I dyshuari është i lindur në vitin 1980, ndërsa viktima është e lindur në vitin 2004, i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. I dyshuari është me të kaluar kriminale”, tha Shabani.
Ai shtoi më tej se hetuesit janë duke u marrë me rastin.
Kujtojmë se javë më parë është raportuar edhe për dhunimin e një vajze 11-vjeçare në Prishtinë, e cila dyshohet se u dhunua nga pesë persona në muajin gusht, dhe gjashtë persona të tjerë në muajin qershor./Prishtinapress/