3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Buy now

spot_img

E tmerrshme: 27-vjeçarja me probleme mendore sulmohet seksualisht nga një familjar

Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Një rast i tillë është raportuar sot në Policinë Rajonale në Mitrovicë të Veriut, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se këtë herë viktimë është një vajzë e moshës rreth 27-vjeçare e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht.

Sipas informacioneve të para, ngjarjen e ka raportuar nëna e vajzës, e cila ka dhënë detaje të tmerrshme – duke e zbuluar se personi i dyshuar është familjar i tyre.

Rasti është edhe më tronditës pasi viktima 27-vjeçare ka probleme mendore dhe kjo gjendje është shfrytëzuar nga i dyshuari.

Si rezultat i denoncimit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe është identifikuar personi i dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale ‘Sulmi seksual’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img