1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

E thotë deputeti i AAK-së: Haradinaj kryeministër edhe për 10 vjetët e ardhshme

Thirrjet e fundit të LDK-së për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Haradinaj, nuk po i shqetësojnë deputetët e AAK-së. Madje njëri nga ta është shprehur tejet optimist, se kryeministri aktual do të qeverisë me vendin edhe për 10 vitet e ardhshme.

Shkumbin Demaliaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se të gjitha partitë e “dijnë se askush nuk ka shansë të qeverisë veç Haradinajt në 10 vitet e ardhshme”.

Deputeti i AAK-së ka thënë për lajmi.net se një gjë të tillë e dijnë edhe partitë e tjera politike në vend.

“Edhe ata e dijnë se nuk ka shansë dikush tjetër me qeverisë përveç zotit Haradinaj në 10 vitet e ardhshme. Në këtë periduhë 10 vjeçare e dijnë edhe LDK, edhe VV, edhe PDK edhe Nisma se veç zotit Haradinaj nuk mundet me qeverisë askush me Kosovën”, ka thënë deputeti i partisë së Haradinajt.

Sipas Demaliajt, edhe nëse ka zgjedhje, Haradinaj është kryeministër i garantuar edhe për 2-3 mandate.

“Edhe për 10 vite nuk ka lidership që munet me qeverisë me Kosovën veç Haradinajt, atë e dijnë edhe subjektet tjera. Do të jemi gjallë dhe do ta shohim. Zgjedhjet janë në afate 4 vjeçare, por 2-3 mandate janë të zotit Haradinajt. E garanton me sinqeritetin, përkushtimin dhe dashurinë për ta drejtuar Kosovën”, thotë deputeti i AAK-së për lajmi.net.

Demaliaj ka kritikuar diplomacinë kosovare, duke thënë se nuk ka pasur asnjë progress në kohët e fundit.

Sipas tij, me zhvillimet e fundit Kosovës iu kanos rreziku për ta penguar integrimin evropian, pas ratifikimit të demarkacionit.

“Ka me pas procese zgjedhore mirëpo vetëm kjo qeverisje është ajo që e drejton Kosovën, shkaku që lidershipi në Kosovë ka ra. Ka shumë problem rreth politikave diplomatike që deri tash nuk kemi pas, asgjë progresive lidhur me integrimet tona, edhe rasti fundit e ka treguar se zgjuarësia e Haradinajt e ka nxjerrë Kosovën nga një krizë që nau kanos duke dashur të na prishin të gjitha rreth integrimeve evropiane pas demarkacionit. Kjo duke menduar se Haradinaj nuk do të mundet me kthy në korrigjim pjesën kontestuese me Malin e Zi”, tha Demaliaj.

Ndryshe, Ismet Beqiri dje ka thënë për lajmi.net se gjatë ditëve në vazhdim do të mblidhen, për të shqyrtuar mundësitë e mocionit.

VV-ja e ka cilësuar LDK-në si joserioze në këto kërkesa.

Image result for shkumbin demaliaj 2018

 

autor

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img