Site icon PrishtinaPress

E thotë ambasadori francez, Macron verën e kaluar e dha “aminin” për vizat

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka mirëpritur vendimin e Parlamentit të Evropës (PE) për heqjen e vizave për Kosovën.

Guerot ka thënë se pikërisht në bazë të masave të marra nga Qeveria e Kosovës, presidenti Macron është pajtuar për liberalizimin e vizave verën e kaluar.

“Shumë mirë për popullin e Republikës së Kosovës. Pikërisht në bazë të masave të marra nga Qeveria e Kosovës, presidenti Macron u pajtua për liberalizimin e vizave verën e kaluar”, ka shkruar ambasadori i Francës Kosovë, Oliver Guerot në Tweet.

Exit mobile version