0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

E thotë ministri: Politika është përzier edhe në spitale

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Imet Rrahmani, thotë se sikundër edhe në çdo sektor në Kosovë, edhe në shëndetësi është e përzier politika.
Ai tha se sistemi shëndetësor në Kosovë është problematik, pikërisht për faktin se nuk janë rregulluar punësimet në institucionet shëndetësore në përputhje me nevojat.
Rrahmani mendon se Kosova ka numrin më të vogël të mjekëve në Evropë për kokë banori dhe se njëkohësisht ka edhe profile të ndryshme të mjekëve që presin punësim.
“Brenda mundësive kemi shërbimet më të mira të mundshme. Stafi shëndetësor, përkundër mungesave të gjërave esenciale, ka arritur të ofrojë mundësi për shërimin e qytetarëve. Pse QKUK-ja është atakuar më së shumti, them se ka problem të sistemit shëndetësor, pasi që në fillim nuk janë rregulluar punësimet aty, konform nevojave të nivelit terciar. Nuk ka ekzistuar një spital i Prishtinës dhe ende nuk ekziston, në mënyrë që qytetarët do të mund t’i merrnin shërbimet. Andaj QKUK -ja është e ngarkuar shumë. Opinioni shpesh atakon QKUK -n pa të drejtë e me të drejtë”, thotë ai. /REL/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img