Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, është thirrur pas mesditës në stacionin policor të Bit Pazarit për të dhënë deklaratën e tij, pesë ditë pas vizitës së kryeministri të Kosovës, Albin Kurti.
Pas intervistimit, Ganiu ka deklaruar se ndaj tij janë ngritur dy kallëzime kundërvajtëse, njëra për mosintonimin e himnit shtetëror dhe tjetra për mosvendosjen e flamurit të Maqedonisë, raportoi Alsat.
Ai tha se kallëzimet janë të ndikuara politikisht.
“Kanë vendosur që për momentin t’i kem dy dënime për kundërvajtje, kështu që arsyeja është vizita e kryeministrit Albin Kurti në Çair. Thirren në ligj për shkak se nuk është kënduar himni i Maqedonisë atë ditë aty, dhe që nuk ka pasur flamuj, do të thotë protokolli nuk e ka paraparë që të ketë flamuj, nuk ka pasur të Maqedonisë, por nuk ka pasur as të Kosovës”, tha Ganiu pasi doli nga stacioni policor.