3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

E thirrën në stacion për kundërvajtje e kur shkoi dyshohet se e fyen dhe rrahën, kërkohet paraburgim për dy policët

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy zyrtarëve policorë të cilët dyshohen se e kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht një qytetar në Fushë Kosovë.

Ata dyshohen për për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike dhe lëndim të lehtë trupor.

Sipas Prokurorisë, zyrtarët policorë me inicialet V.M dhe A.D e kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht një person në Fushë Kosovë. Të njëjtin fillimisht e kishin ndaluar për një kundërvajtje dhe pastaj i kishin kërkuar që të shkonte në stacion. Kur kishte shkuar atje, policët e kishin vendosur në një zyre dhe gjatë përpilimit të fletë-kundërvajtjes dyshohet se e kanë fyer dhe e kanë sulmuar fizisht.

Ata gjenden nën masën e ndalimit prej 48 orësh nga data 16.06.2022.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 15 qershor 2022, rreth orës 22:40, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policor, në bashkëkryerje e kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht një person (të dëmtuarin), në atë mënyrë që përderisa të pandehurit e kishin ndalur të dëmtuarin në qytetin e Fushë Kosovës për shkak të një kundërvajtje në trafik, të njëjtit i kishin marrë dokumentet dhe i kishin kërkuar që të vinte në stacionin policor, ashtu që, pasi kishte arritur në stacion, të dëmtuarin e kishin vendosur në një zyre dhe gjatë përpilimit të fletë-kundërvajtës, të pandehurit fillimisht e kishin fyer e pastaj të njëjtin edhe e kanë sulmuar fizikisht”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Gazeta Express

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 17 qershor 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurve V.M. dhe A.D., në drejtim të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 195 dhe 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 15 qershor 2022, rreth orës 22:40, në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, të pandehurit, në cilësinë e zyrtarëve policor, në bashkëkryerje e kanë keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht një person (të dëmtuarin), në atë mënyrë që përderisa të pandehurit e kishin ndalur të dëmtuarin në qytetin e Fushë Kosovës për shkak të një kundërvajtje në trafik, të njëjtit i kishin marrë dokumentet dhe i kishin kërkuar që të vinte në stacionin policor, ashtu që, pasi kishte arritur në stacion, të dëmtuarin e kishin vendosur në një zyre dhe gjatë përpilimit të fletë-kundërvajtës, të pandehurit fillimisht e kishin fyer e pastaj të njëjtin edhe e kanë sulmuar fizikisht.

Të pandehurit, me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit prej 48 orësh nga data 16.06.2022.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img