Një person është arrestuar të dielën rreth orës 14 në Ferizaj, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një të ri.
Sipas policisë, i dyshuari është i moshës 22-vjeçare, ndërkaq viktima 18 vjeç.
“Më datën 09.01.2023 në ora 13:50, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Zenel Hajdini’’ në Ferizaj është një rast i sulmit. Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin N.K ( M/K) i moshës 22-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje e kishte sulmuar personin F.A (F/K) e moshës 18-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Sulm’’./Prishtinapress/