17 raste të aksidenteve janë raportuar gjatë ditë së djeshme në polici.
Në Pejë, një fëmijë u godit nga vetura, i cili pësoi lëndime trupore dhe u dërgua për tretman mjekësor në QKUK. Vozitësi u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.
Një vozitës në Shtime goditi me veturë dy meshkuj kosovarë, dhe më pas iku nga vendi i ngjarjes. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi.
Në Pejë, një fëmijë u godit nga vetura, i cili pësoi lëndime trupore dhe u dërgua për tretman mjekësor në QKUK. Vozitësi u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.
Aksident pati edhe mes një veture dhe një çiklisti, në rrugën “Dardania” në Gjakovë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar biçiklisti, i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal. I dyshuari shkaktari i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, i cili më pas është arrestuar dhe dërguar në ndalim policor.
Në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, aksident trafiku ndodhi në mes të një automjeti dhe një motoçiklisti me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.
Në Prishtinë ndodhi një aksident trafiku në mes të dy veturave civile me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale nuk u raportua për të lënduar./PrishtinaPress/