Site icon PrishtinaPress

E shkarkuan nga Bordi i Infrakosi-it, vjen reagimi i Mehmetaj ndaj Kurtit dhe Rizvanollit

Në mbledhjen e qeverisë të mbajtur dy ditë më parë u morë vendim për shkarkimin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” Sh.A.

Në lidhje me këtë ka reaguar ish kryesuesi i Bordit të drejtorëve, Afrim Mehmetaj i cili këtë vendim e quajti “tendencë për manipulim me opinionin”.

Mehmetaj përmes reagimit të tij tregoi se bordi i Infrakos-it janë shantazhuar për të dhënë dorëheqje.

Sipas tij një nga anëtarët nuk i rezistoi shantazhit të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe është dorëhequr ndërsa një tjetër për arsye tjera.

“Lajmi për shkarkimin e vetëm tre antarëve të bordit, tendencë për manipulim me opinionin. Realiteti është se është shkarkuar komplet bordi, por dy prej anëtarëve nuk mundën t’i qëndrojnë shantazhit nga ministrja dhe u dorëhoqën, kurse një anëtar ka dhënë dorëheqje më herët për shkak se ka marr një detyrë tjetër në institucionin ku ka punuar”, ka thënë Mehmetaj.

Ai po ashtu se shkarkimi i bordit të drejtëorve të Infrakosit është arbitrat dhe pa asnjë të gjetur apo vërejtje për këto pesë muaj.

“Më datë 10.08.2022 në mbledhjen e Qeverisë qenka shkarku bordi i drejtorëve të Infrakos-it. Në cilësinë e kryesuesit të bordit, me përgjegjësi të plotë them se ky shkarkim është arbitrar dhe pa asnjë të gjetur apo vërejtje për këto 5 muaj. Unë personalisht gjendem jashtë vendit (SHBA), për një çështje familjare”, tha ai.

Mehmetaj përmes reagimit u shpreh se presionin dhe kërcënimin për shkarkim e ka përjetuar intenzivisht prej emërimit e sidomos gjatë këtyre 15 ditëve të fundit.

“Si kryesues por edhe si bord mendoj se kemi pas një performancë të shkëlqyer, vërtetë prej neve është kërkuar një spastrim brenda kompanisë, për çka unë por edhe anëtarët tjerë të bordit nuk kemi pranuar të bëjnë pastrime politike pa përfillur ligjet dhe rregulloret në fuqi”.

Arsyetimi i Ministres se bordi ka shkelur detyrat financiare sipas tij nuk qëndron.

“Kjo është vetëm një arsyetim dhe gafë e ministres e cila sot ka takuar katër anëtar të bordit në takim 5 minutësh, ku ka imponuar dorëheqjen e dy antarëve: Lulzim Beqiri dhe Ardita Salihu. Kurse dy drejtorët tjerë që ishin prezent nuk kanë pranuar të dorëhiqen, duke kërkuar arsyetimin nga ministrja pse duhet të dorëhiqen ata. Ministrja ka thënë se ky bord ishte shumë profesional, me integritet, të përgatitur në çdo aspekt veçse po ju mungon guximi për të shkarkuar dhe larguar të gjithë zyrtarët e lartë, menaxherët, PIU-në, bile bile për t’i shti duart si bord edhe në mikromenaxhim”, tha ai.

Mehmetaj potencoi se nuk e ka pranuar dorëheqjen dhe njëjtë kanë vepruar dhe anëtarët tjerë, Selatin Retkoceri dhe Ilir Zhitija.

“Unë Afrim Mehmetaj nuk e kam pranu dorëheqjen, njejtë kanë vepru edhe Selatin Retkoceri dhe Ilir Zhitija, derisa ditë më parë kishte dhënë dorëheqjen zonja Fitnete Ismajli, kurse sot nga presioni direkt i ministres Rizvanolli u dorëhoqën edhe Lulzim Beqiri dhe Arditë Salihu.

Opinioni duhet ta dijë se ky bord i drejtorëve të Infrakosit është shkarkuar pa asnjë provë, të gjetur dhe në mënyrë krejt arbitrare”.

Sipas tij, ky bord për pesë muaj ka aprovuar rregulloren e pagave, organogramin, ka shpallur konkursin për KE i cili me rekomandim të Ministrisë së Ekonomisë është anuluar/

“Kemi iniciuar proçes gjyqësor për KONET-in, kemi filluar të identifikojmë të gjitha pronat dhe asetet e kompanisë të cilat janë uzorpuar, kemi inicuar dhe ka përfunduar pagesa e kontributeve pensionale (që nuk ishte paguar për disa vite). Bordi që u shkarkua dje për këta pesë muaj i ka shpenzimet zero: Asnjë udhëtim zyrtar, zero shpenzimet për shfrytëzim te veturave, zero shpenzime të drekave, zero cent për mbushje telefoni, zero shpenzime për laptop, shpenzimet e naftës zero thjesht me thënë, përveç kompensimit të vogël që kemi marrë, shpenzimet tjera ishin në kuotën zero”, u shpreh ish kryesuesi i bordit të Infrakos-it.

Gjatë reagimit tha se shkarkimi është tendencioz dhe është i shtyrë nga persona që e kanë shkatërruar dhe janë duke vazhduar ta shkatërrojnë këtë ndërmarrje publike.

“Në fund ju themi se shkarkimi ynë është tendencioz dhe i shtyrë nga persona që e kanë shkatërru dhe po vazhdojnë ta shkatërrojnë këtë ndërmarrje publike që me vështirësi po mbijeton. Për fund vlen të theksohet se komunikimi ndër-institucional ministri-bord i Infrakosit ka qenë i papërfillshëm, jemi kontaktuar në mënyrë jo institucionale vetëm kur kanë dashur të na japin ndonjë mesazh jo zyrtarisht”, tha ai.

Mehmetaj u shpreh se asnjëherë nuk ka marr ndonjë vërejtje me shkrim nga ministrja e Ekonomisë.

“Me përgjegjësi të plotë morale dhe profesionale deklaroi se zyrtarisht nga ministrja Artane Rizvanolli dhe ministri Mentor Arifaj, nuk e kemi pasur asnjë vërejtje me shkrim. Të dy të apostrofuarit e ministrisë së ekonomisë gjatë gjithë këtyre pesë muajve na kanë bërë  presion duke u munduar të imponojnë punën e bordit me shantazhin e shkarkimit. Ne që nuk kemi pranuar të japim dorëheqje, rezervojmë të drejtën që të vazhdojmë me ankesë në instancat gjyqësore”, tha përmes një reagimi Mehmetaj.

Exit mobile version