Everton do të prezantojë zyrtarisht Sean Dyche si trajnerin e tyre të ri “së shpejti”, sipas Fabrizio Romano.
Eksperti i merkatos përmes llogarisë së tij personale në Twitter, Romano njoftoi se 51 vjeçari, pritet të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë në Goodison Park për të zëvendësuar Frank Lampard.
Mësohet se tashmë janë nënshkruar të gjitha kontratat që Everton të emërojë zyrtarisht ish-trajnerin e Burnley-t si trajnerin e tyre të ri./Prishtinapress/