Site icon PrishtinaPress

E rrallë në Selanik, 14-vjeçares i hiqen nga stomaku 700 gramë flokë

Një nga rastet më të rënda të një vajze 14-vjeçare me sindromën Rapunzel, është paraqitur pak ditë më parë në një spital në Selanik, pasi u konstatua se kishte një masë të madhe flokësh me peshë 700 gram në stomakun e saj.

Sipas raportimeve nga mediat greke, kjo masë është nga më të mëdhatë që janë gjetur dhe janë hequr në rastet e kësaj sindrome në të gjithë botën.

“Hiroflema është masa e qimeve të patretura në traktin gastrointestinal pas ngrënies së tyre. Frekuenca në popullatën e përgjithshme varion nga 0,06% deri në 4%”, shpjegon kirurgu.

Sipas ekspertëve, vajza 14-vjeçare, e cila tashmë është shëruar dhe po merr mbështetje psikologjike, kishte të paktën 12 vite që hante flokët. Po gjithashtu, ajo hante edhe fije nga perdet në shtëpinë e saj si dhe pambuk nga batonetat e pastrimit të veshëve , pa u vënë re nga prindërit e saj.

Sindroma e Rapunzelitshfaqet nëntë herë më shpesh tek femrat sesa tek meshkujt dhe në këto raste 80% e rasteve gjenden kryesisht tek fëmijët apo adoleshentët. Emërtimi klinik i sindromës është trikofagjia dhe mund të ketë pasoja fatale për pacientin.

Si rezultat i paaftësisë së trupit të njeriut për të tretur çdo qime dhe sintetikën e tij, me kalimin e kohës qimet grumbullohen duke krijuar një masë (të njohur si Trichobezoar) e cila bllokohet brenda sistemit tretës.

Operacioni është zakonisht i nevojshëm për të hequr këtë masë pasi, mund të shkaktojë shqetësime dhe pasoja të tjera kërcënuese.

Exit mobile version