Një person është arrestuar në Shtërpcë, nën dyshimin se i ka shkaktuar lëndime trupore vdekjeprurëse një viktime.
Më 8 dhjetor, i dyshuari dyshohet të ketë sulmuar fizikisht viktimën, bëhet e ditur në raportin policor.
Sipas policisë, viktima ka qenë në tretman mjekësor deri dje, kur edhe u konfirmua që, si pasojë e lëndimeve, ka ndërruar jetë, raporton Indeksonline.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
I njëjti është ngarkuar me veprën penale “Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekje”./Indeksonline/