Këshilltari i kryeparlamentarit Konjufca, Drilon Gashi, në bazë të një vendimi del se e ka dhunuar “me grusht e me dru” gruan e tij.
Por, çka shkruante ai për gruan vetëm pak ditë më parë?
Në atë aktvendim shkruhej se z. Gashi rreth orës 23:00 e “kishte goditur gruan me grusht në kokë si dhe me një dru në kofshë.”
Për këtë dhunë të shkaktuar ai kishte marrë vetëm “vërejtje gjyqësore”.
Pak ditë më parë, megjithatë, ai shkruante për gruan e tij në mënyrë më të dhembshur duke treguar se ajo po bëhej viktimë e një mashtrimi nga një shtëpi botuese.
“Që dy muaj, e kam vërejtur që ishte më shumë e zënë sesa ditët e tjera. Sot më tregoi për një marrëveshje që paska pas bërë me një shtëpi botuese nga Prizreni. Duke u nisur nga sinqeriteti i saj dhe mospasja përvojë në tregun e punës, kishte pranuar që ta përkthejë një roman, 0.50 cent për faqe!!! Shtëpia botuese në fillim e kishte mashtruar atë me pretekstin se si një shtëpi botuese e re, ata kishin pagesa të ulëta.” – deklaronte z. Gashi.
Ai kishte lënë të nënkuptohej se më pas e kishte shkëputur nga puna gruan e tij.
Kujtojmë se hoxha ishte bërë i famshëm me qëndrimet e tij liberale krahasuar me hoxhallarët e tjerë të vendit.
“Deri tani është pjesë e stafit, tash e tutje do të shohim si do të veprojmë. Për rastin në fjalë nuk kemi qenë të informuar nga Driloni,” – ka thënë shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kërçeli i pyetur për këtë rast.