Një prishtinas e ka privuar kundërligjshëm nga liria një femër, duke ushtruar dhunë fizike saj, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore, shkruan GazetaDemos.
Policia e ka vënë nën pranga të dyshurin, I cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përderisa viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM I LIRISË – Prishtinë. 23.09.2023 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës./GazetaDemos/