Home Lajme E rëndë: Vdes një person në Gremnik të Klinës pasi u rrokullis...

E rëndë: Vdes një person në Gremnik të Klinës pasi u rrokullis me traktor

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor që ka ndodhur sot në fshatin Greminik të Komunës së Klinës.

Rastin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55.

Sipas tij, viktima, derisa ishte duke lëvizur me traktor, është rrokullisur, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda.

Exit mobile version