1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

E rëndë: Vdes gjimnazisiti në Shkup, u helmua nga droga e futur në pije

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut.

Një maturant ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pasi dyshohet se është helmuar nga droga e futut në një pije, teksa noddhej në një lokal.

Express raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë dhe se lajmin e hidhur e ka bërë të ditur në rrjetet sociale profesoresha Violeta Açkovska.

“A e di njeri që sot varroset një gjimnazist i helmuar nga droga e futur në pije në një kafene. A din dikush disa raste të tjera të ngjashme të fëmijëve, të cilët pas halucinacioneve hidhen nga kati i 5-të dhe vetëvrasje të ngjashme. Ndoshta dikush e di, por jo ky publiku, i cili vazhdon të “zihet” nga vdekja e Tamarës së vogël, u preftë mes engjëjve”, shkruan profesoresha në rrjetet sociale.

Susanata Trençevska, nëna e viktimës ka shkruar në rrjetet sociale se të jesh prind në Maqedoni është shumë e vështirë.

“Fëmija është Gjoni, djali im, djali im engjëll që ishte një djalë i mrekullueshëm. Fatkeqësisht, si nënë, nuk arrita të jem pranë tij kur ai kishte më shumë nevojë për mua. Të jesh prind në këtë “vend” është shumë e vështirë pa mbështetjen e “institucioneve”. “Institucionet” me siguri do ta mbyllin rastin si vetëvrasje, sepse kjo është mënyra më e lehtë. Unë kam faj që e lejova dhe që qëndrova këtu për të rritur fëmijët. Për ku? Për Butelin”, shkruan në koment nëna e Jovanit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img