Një vajzë 3 vjeçare u godit me një tablet si pasojë e një aksidenti rrugor duke i shkaktuar vdekjen e saj. 3-vjeçarja mbeti e vdekur në vend kur makina u përplas me një autobus shkolle të cilën e drejtonte e ëma e saj.
Sipas raportimeve lokale ajo ishte në ndenjësen e pasme të fiksuar në isofix por aksidenti bëri të tableti ti përplasej në fytyrë, njofton PCW.
Kjo tragjedi e pazakontë ndodhi në qytezën Vilanova de Arousa në Veriperëndim të Spanjës. Edhe pse shkaku i vdekjes mbetet për tu verifikuar, policia tha se tableti i kishte shkaktuar dëmtime të mëdha në kokë. E ëma 26 vjeçare është trajtuar për lëndime të lehta.