Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në qendër të Prishtinës, ku dy të mitur janë therur me thikë te rruga “Luan Haradinaj”, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për një 10-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të cilët janë sulmuar me mjetin e mprehtë nga një person i dyshuar.
Viktimat janë dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor dhe sipas informacioneve të para, gjendja e tyre është stabile.