0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

E rëndë për familjen Hyseni, vdes në QKUK 66-vjeçari që u godit nga vetura para dy javësh

Pas më shumë se dy javësh ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, burri që u lëndua në aksidentin në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ka ndërruar jetë. I ndjeri nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq të enjten.

Viktima po merrte trajtim në QKUK që nga mëngjesi i 6 korrikut, për shkak të lëndimeve të rënda që kishte pësuar, teksa po lëvizte me biçikletë kur e përplasi një automjet.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Hysen Hysenin, 66-vjeçar, i cili po trajtohej në intensivë pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në klinikë, ndërsa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj shoferes që dyshohet se shkaktoi aksidentin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img