Site icon PrishtinaPress

E rëndë: Një burrë në Prizren gjendet i vdekur, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një person po dyshohet se ka bërë vetëvrasje, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura.

Bëhet fjalë për një 60-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete dhe vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme për të ndriçuar rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

Exit mobile version