Site icon PrishtinaPress

E rëndë në Tepelenë, 42-vjeçari godet me thikë gruan dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai” në Tepelenë. Një 42-vjeçar ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, dhe më pas është vetëplagosur. Të dy ndodhen në spital.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.

Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes./PrishtinaPress/

Exit mobile version