Site icon PrishtinaPress

E rëndë në Prishtinë/ Babai e keqtrajton fizikisht vajzën e tij 16-vjeçare, arrestohet dhe ndalohet

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Jo rrallëherë edhe fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur.

Një rast i tillë ka ndodhur të mërkurën në një familje në Prishtinë, ku një person po dyshohet se e ka rrahur vajzën e tij 16-vjeçare.

Sinjali mëson se vajza ka kërkuar ndihmë në Polici, me ç’rast është zbuluar se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, dje paradite.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i njëjti të ndalohet dhe ndaj tij të iniciohet rasti për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Exit mobile version