Site icon PrishtinaPress

E rëndë në Maltë, 44-vjeçari shqiptar goditet nga pompa e betonit teksa po punonte

Një shqiptar i cili punonte në ndërtim në Maltë, ka mbetur i plagosur pasi është goditur nga një pompë betoni.

Sipas mediave vendase, aksidenti ka ndodhur në zonën Gozo.

Raportohet se 44-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /PrishtinaPress/

Exit mobile version