1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

E rëndë në Itali, gruaja asfiksohet nga detergjentët e pastrimit

Një 74-vjeçare ka ndërruar jetë në Itali si pasojë e asfiksimit në banjën e banesës ku banonte, pas hedhjes së detergjentit.

Ajo u gjet e pajetë nga bashkëshorti i saj i cili lajmëroi ambulancën, para se të humbiste ndjenjat dhe të rrëzohej.

Burri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, është shtruar në Poliklinikën e Barit dhe sipas asaj që mësohet, gruaja mund të ketë përdorur së bashku zbardhues dhe amoniak, përzierje që ka shkaktuar renë toksike që ka rezultuar fatale.

Tragjedia ka ndodhur në një apartament në lagjen Japigia. Sipas raportimeve ngamediat italiane, policia e cila ka kryer anketat, përjashton se vdekja mund të jetë shkaktuar nga një rënie.

Sipas raportimeve edhe operatorët dhe agjentët që kanë ndërhyrë janë ndjerë të sëmurë pasi kanë hyrë në tualet./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img