Site icon PrishtinaPress

E rëndë në Greqi, humbi kontrollin e biçikletës dhe u rrëzua në greminë, humb jetën i mituri shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku ka humbur jetën një 14-vjeçar shqiptar.

Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Agrinio ku 14-vjeçari shqiptar teksa po udhëtonte me biçikletën e tij në një rrugë rurale humbi kontrollin e saj dhe ra në greminë.

Si pasojë i mituri mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Mesohet se ai ka pësuar një goditje dërrmuese në qafë. 14-vjeçari së bashku me një kushëri kishin dalë me biçikleta, kur ndodhi ngjarja.

 

Exit mobile version