3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

E rëndë në azilin e të moshuarve në Tiranë: Goditi me shkop hekuri për vdekje shokun e dhomës, pranga 78-vjeçarit

Një 78-vjeçar është arrestuar këtë të enjte në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari i cili jetonte në një azil privat për të moshuarit ka goditur disa herë me bastun (shkop hekuri) shokun e tij të dhomës, 82 vjeç. Për pasojë, 82-vjeçari ka ndërruar jetë.

78-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje”.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img