Advertisement
Bëhet fjalë për një grua nga Gjilani (1955) dhe një burrë nga Konçuli I Bujanocit (1956), ka bërë të ditur drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Dr. Ukshin Ismaili.
“Fatkeqësisht, në orët e mbrëmjes betejen me COVID-19 e ka humbur një qytetare e Gjilanit, ndërkaq në orët e mesnatës ka ndërruar jetë edhe një pacient nga komuna e Bujanocit, i lindur me 1956. Familjeve të tyre, në emrin tim dhe në emër të Spitalit të Përgjithshëm i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë Ismajli për Mediafokus.info.
Në Spitalin e Gjilanit deri në këtë moment janë të shtrirë 91 pacientë, ku të konfirmuar me COVID-19 janë 60, 27 pacientë të tjerë të shtrirë aty po e presin rezultatin për virusin, ndërkaq 4 prej tyre kanë rezultuar negativë.
PostAdss