-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

E rëndë: Humb jetën tragjikisht një burrë në Prishtinë, e zunë panelet e drurit duke punuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Prishtinë, ku një burrë ka humbur jetën tragjikisht, pasi e kanë zënë disa panele druri teksa ishte duke punuar.

Viktima pësoi lëndime të rënda dhe u dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Njësitet policore përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë, me ç’rast është bërë e ditur se rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore pasi e kishin zënë disa panele druri. Lidhur me rastin, viktima është dërguar në QMF Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij.  Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img