-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

E rëndë/ Humb jetën gruaja shqiptare, dyshohet se u dhunua nga burri serb dhe vjehrra

Një grua nga Shqipëria, e martuar me një pjesëtar të komunitetit serb në fshatin Hoqë të Madhe të Rahovecit, ka vdekur në mënyrë misterioze ditën e shtunë. Mediat e Kosovës raportojnë sot se ngjarja ka ndodhur në spitalin e Gjakovës.

Fillimisht, sipas mediave të Kosovës, është raportuar se vdekja e 51-vjeçares ka ardhur si pasojë e dhunës fizike që dyshohet se kanë ushtruar bashkëshorti dhe vjehrra ndaj shqiptares.

Por, versioni i policisë ka dhënë një tjetër version.

Nga stacioni policor në Gjakovë, të hënën, gazetës online Reporteri.net i kanë thënë se tek viktima, shtetase e Shqipërisë, nuk ka pasur shenja të dhunë fizike. Kjo sipas tyre është konstatuar nga raportimi mjekësor.

Sipas policisë, mjekët kanë vërejtur vetëm pasoja të dhunës psikike nga ana e bashkëshortit të viktimës.

“Në kohën kur ka humbur jetë në spital, e njëjta ka qenë duke u trajtuar për sëmundje të tjera e jo si pasojë e dhunës fizike nga ana e bashkëshortit. Viktima nuk dyshohet se ka pasur dhunë fizike, pasi sipas raportit mjekësor nuk janë vërejtur shenja të dhunës fizike, por vetëm dhunë psikike nga ana e bashkëshortit,”- tha Sheremet Elezaj për gazetën.

Vetë policia në raportin 24-orësh të datës 16 mars 2023 raportonte se më 15 mars 2023 rreth orës 08:50 viktima kishte denoncuar burrin dhe vjehrrin e saj për dhunë.

“Viktima është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt,”- njoftonte policia.

Në lidhje me rastin, më 18.03.2023 gjersa ishte në trajtim mjekësorë si pasoj e disa problemeve shëndetësore ka ndërruar jetë viktima femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi,”- shtohej në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img