Egzon Azemi, këshilltar politik i ministrit Arben Vitia, ka reaguar pas fotografisë së këngëtares nga Kosova, Rita Ora, me teniserin serb, Novak Gjokoviq.
Azemi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, është shprehur se është e dhimbshme se si këngëtarja Ora ka harruar se Gjokoviq është fashist.
“Nuk janë problem serbët. Por Serbia, e Gjokoviç nuk është thjesht serb. Ai është fashist. Ai promovon urrejtje dhe prandaj është e rëndë harresa e një ariste shqiptare nga Kosova”, ka deklaruar ai.
“E dhimbshme, por le të shërbej kjo ngjarje si reflektim për secilin. Unë besoj se në një të ardhme duhet e do të ketë paqe mes popujve. Por vetëm kur pranohet me sinqeritet se cili shtet ka kryer agresion e cili popull ishte viktimë. Paqja nuk vjen me harresë, përkundrazi. Ajo arrihet vetëm me drejtësi. Me vetëdije për të kaluarën e me shpresë për të ardhmën”, ka thënë ndër të tjera ai.
Azemi në një fotografi të përbashkët me Besnik Mujecin, asamblistin e VV-së të arrestuar për drogë, pranë bustit të figures kombëtare shqiptare, Skenderbeut, i referohej vetes dhe Mujecit si “nipat e Skenderit”.