Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pejë, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Wesley Clark’.
Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.
Sipas burimeve nga Emergjenca, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Viktima mësohet se është 57-vjeçar.